Tregti me pakicë
Radha ecën. Stoku di vetë ku është.
Në market gjithçka varet nga shpejtësia e banakut dhe nga saktësia e gjendjes. CashFlow i mban të dyja bashkë, prej barkodit deri te raporti i mbrëmjes.

Çfarë zgjidh
Problemet që i njihni tashmë.
Radhë të gjata në arkë
Barkod-lexuesi dhe ekrani me prekje e mbyllin shitjen për disa sekonda, edhe kur arka ka dy a tre punëtorë që ndërrohen.
Artikuj që mbarojnë pa u vënë re
Cakto një minimum për çdo artikull dhe sistemi të njofton para se rafti të mbetet bosh, jo pasi klienti ta kërkojë.
Xhiro që nuk del me arkën
Mbyllja e arkës bëhet me një klikim dhe dallimet duken menjëherë, me përdoruesin që e ka bërë secilin veprim.
Disa pika shitjeje
Shiko secilën pikë veç ose të gjitha bashkë, me të njëjtat çmime dhe të njëjtin katalog artikujsh.
Modulet për ju
Kështu e konfigurojmë për market dhe supermarket.
Shitje dhe arkë
Lësho shitjen për disa sekonda, në banak ose në terren.
- Barkod, ekran me prekje ose tastierë
- Disa arka dhe disa pika shitjeje njëkohësisht
- Zbritje, kthime dhe anulime me gjurmë të plotë
Stoqe dhe depo
Dije saktë çfarë ke, ku e ke dhe sa të ka mbetur.
- Disa depo dhe njësi shitjeje
- Transfere mes depove
- Alarm për artikuj që po mbarojnë
Financa
Arkëtime, pagesa dhe borxhe pa fletore anash.
- Arkëtime dhe pagesa
- Borxhe të klientëve dhe detyrime ndaj furnitorëve
- Arka dhe llogari bankare
Raporte
Përgjigje të shpejta për pyetjet që i bën çdo ditë.
- Xhiro ditore, javore dhe mujore
- Fitimi sipas artikullit dhe kategorisë
- Krahasim mes pikave të shitjes
Lloje të tjera biznesi
Pa detyrim
Na tregoni si punoni. Ne ju tregojmë si duket me CashFlow.
Një bisedë e shkurtër mjafton që ta kuptojmë biznesin tuaj dhe t’ju japim një ofertë konkrete.

