Distribuim
Çmime për secilin klient. Borxhe që i sheh.
Tregtia me shumicë do fatura të shpejta, çmime të ndryshme sipas partnerit dhe pasqyrë të qartë se kush ka mbetur borxh.

Çfarë zgjidh
Problemet që i njihni tashmë.
Çmime të ndryshme për klientë
Cakto çmim të veçantë ose zbritje për secilin partner dhe fatura del vetë me çmimin e duhur.
Borxhe që humbin
Çdo faturë e palarë qëndron te kartela e klientit, me shumën dhe ditët e vonesës në një ekran.
Depo të shumta
Puno me disa depo, bëj transfere mes tyre dhe shiko gjendjen e secilës veç.
Fletëdërgesa dhe kthime
Fletëdërgesat dhe fletëkthimet lidhen me faturën përkatëse, ndaj historiku mbetet i plotë.
Modulet për ju
Kështu e konfigurojmë për tregti me shumicë.
Faturim
Fatura, oferta dhe fletëdërgesa nga i njëjti vend.
- Fatura shitjeje dhe blerjeje
- Oferta që kthehen në faturë me një klikim
- Fletëdërgesa dhe fletëkthime
Stoqe dhe depo
Dije saktë çfarë ke, ku e ke dhe sa të ka mbetur.
- Disa depo dhe njësi shitjeje
- Transfere mes depove
- Alarm për artikuj që po mbarojnë
Financa
Arkëtime, pagesa dhe borxhe pa fletore anash.
- Arkëtime dhe pagesa
- Borxhe të klientëve dhe detyrime ndaj furnitorëve
- Arka dhe llogari bankare
Klientë dhe furnitorë
Gjithë historiku i një partneri në një ekran.
- Kartela e plotë e klientit dhe furnitorit
- Historik i faturave dhe pagesave
- Çmime të veçanta për partnerë
Lloje të tjera biznesi
Pa detyrim
Na tregoni si punoni. Ne ju tregojmë si duket me CashFlow.
Një bisedë e shkurtër mjafton që ta kuptojmë biznesin tuaj dhe t’ju japim një ofertë konkrete.

