Industri
Kostoja reale, jo ajo që mendon.
Prodhimi ka kuptim vetëm nëse e di sa të kushton njësia. CashFlow e llogarit atë prej lëndës së parë që hyn deri te produkti që del.

Çfarë zgjidh
Problemet që i njihni tashmë.
Kosto që nuk dihet saktë
Normativa e produktit mban çdo përbërës, ndaj kostoja llogaritet vetë me çmimet aktuale të lëndës së parë.
Lëndë e parë që zbritet me dorë
Kur mbyllet prodhimi, sistemi zbret vetë sasitë e përdorura dhe shton produktin e gatshëm në depo.
Seri prodhimi pa gjurmë
Çdo seri mbetet e regjistruar me datën, sasinë dhe lëndën e parë që u shpenzua.
Shitje dhe prodhim të ndara
Prodhimi, depoja dhe shitja janë i njëjti sistem, ndaj nuk ka bartje të dhënash mes programeve.
Modulet për ju
Kështu e konfigurojmë për prodhim.
Stoqe dhe depo
Dije saktë çfarë ke, ku e ke dhe sa të ka mbetur.
- Disa depo dhe njësi shitjeje
- Transfere mes depove
- Alarm për artikuj që po mbarojnë
Financa
Arkëtime, pagesa dhe borxhe pa fletore anash.
- Arkëtime dhe pagesa
- Borxhe të klientëve dhe detyrime ndaj furnitorëve
- Arka dhe llogari bankare
Raporte
Përgjigje të shpejta për pyetjet që i bën çdo ditë.
- Xhiro ditore, javore dhe mujore
- Fitimi sipas artikullit dhe kategorisë
- Krahasim mes pikave të shitjes
Prodhim
Nga lënda e parë te produkti i gatshëm.
- Normativa për çdo produkt
- Zbritje automatike e lëndës së parë
- Kosto reale e prodhimit
Lloje të tjera biznesi
Pa detyrim
Na tregoni si punoni. Ne ju tregojmë si duket me CashFlow.
Një bisedë e shkurtër mjafton që ta kuptojmë biznesin tuaj dhe t’ju japim një ofertë konkrete.

