CashFlow

Produkti

Gjithçka që mban një biznes, në një program.

Tetë module që punojnë me të njëjtat të dhëna. Një shitje në arkë ul stokun, hyn në xhiro dhe shfaqet në raport pa e shkruar askund të dytën herë.

01

Shitje dhe arkë

Lësho shitjen për disa sekonda, në banak ose në terren.

Pika e shitjes punon me barkod-lexues, me prekje në ekran ose me tastierë. Çdo shitje ul menjëherë stokun dhe hyn në xhiron e ditës, ndaj mbyllja e arkës nuk kërkon më numërim me dorë dhe fletë të veçanta.

  • Barkod, ekran me prekje ose tastierë
  • Disa arka dhe disa pika shitjeje njëkohësisht
  • Zbritje, kthime dhe anulime me gjurmë të plotë
  • Mbyllje e arkës dhe raport i ditës me një klikim
02

Faturim

Fatura, oferta dhe fletëdërgesa nga i njëjti vend.

Lësho fatura shitjeje e blerjeje, oferta dhe fletëdërgesa me të dhënat e klientit të plotësuara vetë. Faturat ruhen të gjitha bashkë dhe i gjen sipas klientit, datës ose numrit pa i kërkuar nëpër dosje.

  • Fatura shitjeje dhe blerjeje
  • Oferta që kthehen në faturë me një klikim
  • Fletëdërgesa dhe fletëkthime
  • Printim ose dërgim te klienti
03

Stoqe dhe depo

Dije saktë çfarë ke, ku e ke dhe sa të ka mbetur.

Gjendja e artikujve përditësohet në çastin që bëhet shitja ose pranohet malli. Puno me disa depo, bëj transfere mes tyre dhe merr sinjal kur një artikull bie nën minimumin që ke caktuar.

  • Disa depo dhe njësi shitjeje
  • Transfere mes depove
  • Alarm për artikuj që po mbarojnë
  • Inventarizim dhe barazim i gjendjes
04

Financa

Arkëtime, pagesa dhe borxhe pa fletore anash.

Çdo faturë e palarë qëndron e lidhur me klientin ose furnitorin e vet, ndaj e sheh menjëherë kush të ka borxh, sa dhe prej sa kohësh. Arkëtimet dhe pagesat regjistrohen aty ku ndodhin.

  • Arkëtime dhe pagesa
  • Borxhe të klientëve dhe detyrime ndaj furnitorëve
  • Arka dhe llogari bankare
  • Gjendja financiare në kohë reale
05

Raporte

Përgjigje të shpejta për pyetjet që i bën çdo ditë.

Çfarë u shit sot, cili artikull të sjell më shumë fitim, cili klient blen më shumë dhe ku po ikin paratë. Raportet nxirren sipas periudhës, pikës së shitjes ose punëtorit dhe eksportohen kur të duhen.

  • Xhiro ditore, javore dhe mujore
  • Fitimi sipas artikullit dhe kategorisë
  • Krahasim mes pikave të shitjes
  • Eksport për kontabilistin
06

Klientë dhe furnitorë

Gjithë historiku i një partneri në një ekran.

Hap një klient dhe sheh çdo faturë, çdo pagesë dhe çdo borxh që ka pasur me ty. E njëjta gjë vlen për furnitorët, me çmimet që të kanë dhënë herën e fundit.

  • Kartela e plotë e klientit dhe furnitorit
  • Historik i faturave dhe pagesave
  • Çmime të veçanta për partnerë
  • Kontakte dhe të dhëna fiskale
07

Prodhim

Nga lënda e parë te produkti i gatshëm.

Cakto se prej çfarë përbëhet secili produkt dhe sistemi zbret vetë lëndën e parë kur prodhimi mbyllet. Kështu e di kostoja reale e produktit dhe jo hamendja.

  • Normativa për çdo produkt
  • Zbritje automatike e lëndës së parë
  • Kosto reale e prodhimit
  • Gjurmim i serive të prodhimit
08

Përdorues dhe role

Secili sheh atë që i takon të shohë.

Jep akses sipas rolit: shitësi punon vetëm në arkë, menaxheri sheh raportet, pronari sheh gjithçka. Çdo veprim mbetet i shënuar me përdoruesin që e ka bërë.

  • Role dhe leje të ndara
  • Gjurmë e veprimeve për çdo përdorues
  • Kufizim i zbritjeve dhe anulimeve
  • Punëtorë të pakufizuar
Përdorimi i CashFlow në tablet

Online, kudo

Puna juaj shkon me ju.

CashFlow është sistem online. Hapet me të njëjtat të dhëna kudo që jeni, pa instalim dhe pa server në dyqan. Shitja bëhet në banak, raporti lexohet nga shtëpia.

Web

Hapet në çdo shfletues, pa instalim dhe pa mirëmbajtje serveri.

Telefon

Shiko xhiron dhe gjendjen kudo që je, edhe kur nuk je në punë.

Tablet

Merr porosi në tavolinë ose numëro stokun mes rafteve.

PC

Ekrani i plotë për arkën, faturimin dhe punën e përditshme.

Përfshihet gjithmonë

Pa kosto të fshehura pas instalimit.

Bartja e artikujve dhe klientëve tuaj ekzistues
Konfigurim sipas mënyrës si punoni
Trajnim i ekipit para nisjes
Përdorues të pakufizuar
Përditësime të sistemit
Mbështetje në telefon, kurdo

Pa detyrim

Na tregoni si punoni. Ne ju tregojmë si duket me CashFlow.

Një bisedë e shkurtër mjafton që ta kuptojmë biznesin tuaj dhe t’ju japim një ofertë konkrete.

Made with Modulify